12:02 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Kosova në hendboll mëson kundërshtarët për Euro 2022

Hendbollistet kosovare kanë mësuar sot kundërshtarët e fazës së parë parakualifikuese për “Evropianin 2022”.

Në grupin A ku ndodhet Kosova, janë edhe Portugalia, Luksemburgu e Qipro.

Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese zhvillohen nga 31 maji deri më 6 qershor.

Ndeshjet e grupit pritet të luhen në Portugali./Indeksonline/