09:00 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

Kosova në heshtje zgjedhore

Sot në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të jetë heshtje zgjedhore.

Nesër të gjithë qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën do të hapen 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime në tërë Kosovën.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër do të marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare./Indeksonline/