75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 05 Shtator 2021 / AR

Kosova në kërkim të pikës së parë në ‘Fadil Vokrri’ për kualifikime të Kupës së Botës

Kombëtarja e Kosovës nuk ka fituar asnjëherë pikë në shtëpi në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Nga 6 ndeshje të zhvilluara, ekipi ynë ka 6 humbje, me goldiferencë 2-18.

‘Dardanët’ prej se janë pranuar në UEFA kanë zhvilluar 5 ndeshje në Shkodër dhe 1 në ‘Fadil Vokrri’.

Në përgjithësi, Kosova ka zhvilluar 13 ndeshje kualifikuese për botëror, me bilanc 11 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore. /Indeksonline/