75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosova në Londër për katër kualifikime në boks

Përfaqësuesja e Kosovës në boks në të dyja konkurrencat do të ndjekë 4 kuota në kualifikimet olimpike evropiane në Londër, që fillon më 14 mars.

Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi do të mbështetën në boksierë – boksiere. (60 kg) Donjeta Sadiku, (63 kg) Shpëtim Bajoku, (69 kg) Patriot Behrami (75 kg) Besart Pireva.

Ekipi i Kosovës fluturon drejt Londrës më 12 mars, deri atëherë do të jenë në përgatitje të përbashkëta që janë duke i zhvilluar në Prishtinë.