75 Mall Live Search
22:42 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / H F

Kosova në “luftë” me drogën: Sasia e konfiskuar e marihuanës arriti shifra të frikshme në vitin 2025

Policia e Kosovë në kuadër të shumë “luftërave” që ka para vetes, atë me narkotikët e ka shumë të theksuar.

Kjo pasi ndër vite, Policia e Kosovës ka intervenuar që kësaj çështje t’i bëhet zgjidhje, e që rastet e narkotikëve të jenë sa më të rralla në vendin tonë.

Por pavarësisht punës së intensifikuar, e Njësisë Anti-Drogë në vendin tonë- narkotikë të shumta u gjetën edhe në vitin që lamë pas.

E si shkak i kësaj edhe numër i madh i atyre që u prangosën lidheshin pikërisht me veprën e posedimit të substancave narkotike.

Policia e Kosovës në një përgjigje për lajmi.net, ka treguar se në periudhën janar-nëntor të vitit 2025 sa i përket luftës kundër personave që posedojnë dhe përdorin lëndët narkotike, janë arrestuar gjithsej 893 persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme, prej të cilëve 440 persona janë arrestuar konkretisht për posedim të substancave narkotike.

Kjo tregon se afro gjysma e arrestimeve gjatë njëmbëdhjetë muajve janë lidhur drejtpërdrejt me drogën.

Sa i përket konfiskimeve, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar rreth 1332.42 kilogramë lëndë narkotike.

Konkretisht, janë konfiskuar 1.52 kilogramë heroinë, 1310.44 kilogramë marihuanë, 0.07 kilogramë hashash, 19.50 kilogramë kokainë, 0.70 kilogramë fara kanabisi dhe 0.19 kilogramë drogë ekstazi.

Nga këto të dhëna, lloji më i konfiskuar me diferencë është marihuana, e cila përbën pjesën më të madhe të sasisë së drogës së sekuestruar.

Përveç kilogramëve të drogës, janë konfiskuar edhe 6587 bimë kanabisi në formë të njësive të veçanta.

Rritje të sasisë së drogës së sekuestruar në 2025

Policia e Kosovës ka dhënë për lajmi.net statistikat e aktivitetit të saj kundër narkotikëve për periudhën janar-nëntor 2025, të cilat tregojnë një rritje të ndjeshme të konfiskimeve të drogës krahasuar me vitin 2024.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2025 janë arrestuar 893 persona të dyshuar, prej të cilëve 440 për posedim droge.

Sasia totale e drogës së konfiskuar gjatë kësaj periudhe arrin rreth 1332.42 kilogramë, duke përfshirë heroinë 1.52 kg, kokainë 19.50 kg, marihuanë 1310.44 kg, ekstazi 0.19 kg, fara kanabisi 0.70 kg, si dhe 6587 bimë kanabisi. Lloji më i konfiskuar është marihuana, e cila përbën pjesën më të madhe të drogës së sekuestruar.

Kur krahasohen këto shifra me vitin 2024, vihet re se ka pasur ndryshime të dukshme: Në vitin 2024, sasia e heroinës së sekuestruar ishte 27.8 kg, ndërsa në periudhën janar-nëntor 2025 kjo sasi bie në 1.52 kg; kokaina u rrit nga 14 kg në 19.50 kg; marihuana është rritur nga 1,278 kg në 1310.44 kg; ndërsa ekstazi nga 3.8 kg ra në 0.19 kg.

Përveç tyre, në vitin 2024 u konfiskuan 7,126 bimë kanabisi dhe 26.5 gramë fara kanabisi, krahasuar me 6587 bimë kanabisi dhe 0.70 kg fara kanabisi në 2025.

Krahasimi i këtyre të dhënave tregon se gjatë periudhës janar-nëntor 2025, ka pasur një ndryshim të ndjeshëm në llojet dhe sasinë e drogës së sekuestruar.

Marihuana vazhdon të mbetet droga më e konfiskuar, ndërsa ka pasur rritje të konfiskimeve të kokainës dhe një rënie të heroinës dhe ekstazi. Numri i bimëve të kanabisit mbetet i lartë, duke reflektuar aktivitetet e vazhdueshme të njësive policore në parandalimin e kultivimit të kanabisit.

E veçanta e këtij viti që lamë pas është se Policia e Kosovës në disa raste ka arritur edhe të hetoj, zbulojë e të ndalojë më pas funksionimin e disa laboratorëve të drogës.

Shqetësuese ishte fakti se këta laboratorë po funksionin për një kohë të gjatë në vendin tonë.