Kosova në muajin maj shpenzoj rreth 30% më shumë energji elektrike sesa vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Energjisë” për muajin maj 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Më shumë energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2024 sesa në muajin maj 2023
Gjatë muajit maj të vitit 2024, Energjia Elektrike bruto në dispozicion ishte 491.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 476.46 GWh ose 29,26% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,81%. Importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2024 ishte 149.21 GWh, kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 299.68 GWh ( këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 699.49 mijë ton ose 20,06% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në muajin Maj 2024 me muajin Maj 2023

Struktura e konsumit të energjisë elektrike Maj 2024
