75 Mall Live Search
20:57 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

“Kosova në udhëkryq”/ Limaj nis në Ferizaj turin e takimeve me qytetarët anë kënd vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka filluar turjn e takimeve me qytetarët anë e kënd vendit, me temën “Kosova në udhëkryq”.

Këtë cikël të takimeve e ka filluar me qytetarët nga rajoni i Ferizajt.

“Politika populiste nga liderët e paguximshëm e me deficit kombëtar të udhëhequr nga kalkulimet ditore mbesin rrënja e problemeve që po shtohen, derisa dëshprimi po rritet nga premtimet e rrejshme e mashtrimet që tanimë po shfaqen nga qeveria aktuale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Njoftimi i plotë nga partia e Fatmir Limajt:

Sot në qytetin e Ferizajit filluam turin e bashkëbisedimit të kryetarit Limaj me qytetarët anë e kënd Kosovës, me temën “KOSOVA NË UDHËKRYQ”.🇽🇰

Situata gjeo-politike e bënë të domosdoshëm ripozicionimin e forcave botërore, kështu duke e vendosur Kosovën në një pozicion delikat karshi zhvillimeve të fundit.🌍

Politika populiste nga liderët e paguximshëm e me deficit kombëtar të udhëhequr nga kalkulimet ditore mbesin rrënja e problemeve që po shtohen, derisa dëshprimi po rritet nga premtimet e rrejshme e mashtrimet që tanimë po shfaqen nga qeveria aktuale.❌

Duke i ftuar të gjithë që të aktivizohen në shpërndarjen e frymës kombëtare dhe shtetndërtuese, kryetari Limaj i falenderoi të pranishmit për kohën dhe vëmendjen.