75 Mall Live Search
12:52 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova ngritet në renditjen e re të FIFA-s

FIFA sot ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve.

Kosova ka arritur të fitoj një vend në renditjen e përgjithshme dhe Dardanët tashmë gjendën në vendin e 120.

Pas ndeshjeve të shtatorit Kombëtarja jonë e ka mundësinë për një ngritje shumë të madhe pasi kundërshtarët janë shumë pak pikë para.

Në anën tjetër Shqipëria ka fituar dy vende në renditjen e përgjithshme.

Kuq e zinjtë tash janë në vendin e 64 në renditjen e FIFA.

Belgjika vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Brazili që ka dalë në vendin e dytë derisa Franca ka rënë në vendin e tretë. /IndeksOnline/