Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake ( ISOMA 2025)
Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës është nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025) , një ngjarje prestigjioze që mbledh përfaqësues të 16 vendeve nga e gjithë bota.
Ky simpozium shënon një moment historik për Akademinë e Mbrojtjes, duke e pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak dhe akademik.
Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja, ide dhe praktika më të mira në fushën e arsimimit ushtarak, lidershipit, inovacionit pedagogjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri dhe stabilitet.
Ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak në Kosovë dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në paqe, zhvillim dhe siguri globale.

