75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 30 Gusht 2024 / MSH

Kosova nis të vjelë frytet e një trajneri të madh, Adil Maliqit

Eliot Bujupi ka qenë emri surprizë në listen e sotme të selektorit Foda. 

Nga Kosova U19 te seniorët. 

Kjo është rruga e shkurtër që ka ndjekur talenti që po zhvillohet te Shtutgarti në Gjermani. 

Më meritori për këtë sukses është selektori i Kosovës U19, Adil Maliqi. 

Ka qenë pikërisht ai që kishte vërejtur talentin e Bujupit dhe e kishte propozuar në kombëtaren A. Nga Kosova U19 Bujupi nuk pritet të jetë e vetmja shpresë për Kosovën. 

Atje me të madhe po përparojnë edhe emra si Leon Zeqiraj, Adam Hasani, Edion Gashi e Dior Gërbovci. 

Maliqi vlerësohet si trajneri më me perspektivë kosovar me punën që ka bërë me Kosovën U19./Indeksonline/