75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Kosova niset drejt kryeqytetit historik shqiptar, për ndeshjen me Maq. e Veriut

Nesër zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në histori të Kosovës që kur u pranua në instanca ndërkombëtare më 2016.

Dardanët gjatë ditës së sotme do të udhëtojnë drejt një vendi tjetër shqiptar, në Shkup për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, shkruan Indeksonline.

Lojtarët dhe stafi i Kombëtares pritet që rreth orës 9:30 të kalojnë pikën kufitare në Han të Elezit.

Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në arenën kombëtare “Todor Proeski”, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off-it për pjesëmarrje në Euron 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusia – Gjeorgjia në finalen e nëntorit. /IndeksOnline/