75 Mall Live Search
21:20 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / C E

Kosova nisi përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë. 

Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani. 

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal. Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në Poloni dhe do të nxirren mësimet e duhura, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).

Ndeshja Kosovë – Poloni zhvillohet të mërkurën nga ora 20.15 në Prishtinë.

Përballja i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.