Kosova,e pakompletuar as sot në stërvitje
Kombëtarja e Kosovës sot do të mbajë seancën e dytë stërvitëse në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri Bernard Challandes, do të ketë në dispozicion shumicën e futbollistëve, megjithatë do të ketë mungesa.
Portieri Samir Ujkani dhe mesfushori Besar Halimi pritet të mungojnë në stërvitje.
Kjo për faktin se dy futbollistët e sipërpërmendur ishin në Itali, përkatësisht në Gjermani për t’u transferuar te Torino e Sandhausen.
Stërvitja do të nisë nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur për 15 minuta. /Indeksonline/