‘Kosova nuk është në shitje’ – baneri i ‘Skifterave’ në ndeshjen Gjilani-Vushtrria

Në këto momente është duke u zhvilluar ndeshja mes Gjilanit dhe Vushtrrisë në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës.
Në një ndërtesë afër është paraqitur tifogrupi i Gjilanit ‘Skifterat’. Fotografia është bërë nga gazetari, Arlind Sadikut, transmeton Indeksonline.
Ata po mbajnë një baner ku shkruhet ‘Kosova nuk është në shitje’. Ky mesazh iu është drejtuar kastës politike para fillimit të bisedimeve me shtetin e Serbisë. /Indeksonline/