75 Mall Live Search
18:50 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Kosova nuk ia del përballë Suedisë

Kombëtarja e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.

Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova ka humbur 30:16 nga Suedia, që është superfuqi e hendbollit.

Lojtarët e Suedisë, që luajnë në nivele superiore, kanë dominuar dhe kanë ardhur te fitorja bindëse.

Hendbollistët e Kosovës kishin pak zgjidhje ndaj mbrojtjes së fortë dhe shumë të lëvizshme të Suedisë, që shënoi fitoren e dytë.

Kombëtarja jonë humbi edhe të mërkurën në Podgoricë nga Mali i Zi, kurse suksesin do ta kërkojë në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Suedia është favorite absolute e grupit dhe të dielën dëshmoi cilësitë që ka.