75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Kosova, s’ka gjasa të kualifikohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve

Kosova këtë javë fillon aventurën e re në Ligën e Kombeve pas suksesit që pati në sezonin e parë, ku përfundoi në vendin e parë dhe është dy ndeshje larg të fitojë një vend në Kampionatin Evropian.

Por, trajneri i Kombëtares A, Bernard Challandes, në një konferencë shtypi, ka thënë se këtë herë është e pamundur që Kosova të kualifikohet në Botëror përmes kësaj gare.

Nuk kemi gjasa të kualifikohemi në Botëror nga Liga e Kombeve, gjasat janë minimale“, ka thënë Challandes në një konferencë për media.

Nuk është si në Ligën e Kombeve para Evropianeit, këtu gjasat janë të vogla, praktikisht është e pamundur“, njoftoi trajneri i Kosovës.

Kosova do të luajë në tetor ndeshjet e Play-offit të Ligës së Kombeve për të siguruar kualifikimin në Evropian që zhvillohet më 2021 në një edicion special. /IndeksOnline/