75 Mall Live Search
11:34 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Kosova nuk ka shënuar fitore, rrafsh që 397 ditë

Kombëtarja e Kosovës rrugëtimin e saj për në Evropian e filloi mirë, por stagnoi në ndeshjet e fundit.

Me trajnerin Challandes, Kosova në shtatë ndeshjet e fundit ka vetëm 2 barazime dhe 5 humbje, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, “Dardanët” fitoren nuk e kanë shijuar që nga 14 tetori i viti 2019, kur Kosova mposhti Malin e Zi në “Fadil Vokrri” me rezultat përfundimtar në 2:0.

Kujtojmë se Kombëtarja jonë sot do të përballet me Slloveninë në Lubljanë, për ndeshjen e rundit të pestë të Ligës C në “Nations League”./IndeksOnline/