08:19 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova organizatore e Kampionatit Ballkanik U20 në Beach Volley

Sot do të filloj Kampionati Ballkanik U20 në të dyja konkurencat, meshkuj dhe femra në Beach Volley, i cili do të mbahet në Kosovë.

Kampionati do të zhvillohet në terenet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ku për tri ditë radhazi do të zhvillohen garat në mes çifteve më të mira të vendeve të rajonit.

Përveç dy çifteve nga ekipi nikoqir Kosova, do të marrin pjesë edhe ekipet nga Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Rumania dhe Shqipëria, shkruan Indeksonline.

Kampionati fillon sot në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri të hënën./Indeksonline/