10:24 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / OSH

Kosova pa krerët e shtetit, disa në Evropë, e disa në Azi

Një ditë pas shënimit të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit kanë udhëtuar jasht vendit, shkruan IndeksOnline.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mëngjesin e së premtes kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.

Të tretë do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).

Kurti, Osmani e Gërvalla do të qëndrojnë tre ditë atje, të cilët paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me liderë të tjerë botërorë dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.

Përveç tyre, edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nuk gjinden në Kosovë.

Ata janë duke qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të Expo Dubai 2020.

Peci tha se zhvilluan take për mundësitë e investimeve dhe projekteve zhvillimore në bujqësi, agroturizëm, turizëm e infrastrukturë e teknologji dhe potencialin për zhvillim ekonomik që ofron Kosova për investitorë të huaj./IndeksOnline/