75 Mall Live Search
15:11 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Kosova pa portierin kryesor/ Këta janë tre portierët që mund ta zëvendësojnë Muricin

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do të luajë miqësoren ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pak orë para kësaj ndeshjeje dhe të parës për vitin 2021, plas skandali në kampin e FFK-së, shkruan IndeksOnline

Portieri i parë, Arijanet Muriqi është përjashtuar nga ekipi Bernard Challandesit për shkaqe disipline.

Tani Kosovës i kanë mbetur edhe tre portierë. Bëhet fjalë për Samir Ujkanin, Betim Halimin dhe Visar Bekajn.

Kujtojmë se Kosova përveç Lituanisë do të luajë edhe ndaj Suedisë dhe Spanjës./IndeksOnline/