19:28 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova pa yllin e madh kundër Danimarkës?

Trajneri Bernard Challandes nga e hëna ka filluar të dërgoj ftesat për futbollistët që do të grumbullohen për dy ndeshjet e ardhshme.

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha mund të mungoj kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

26 vjeçari është i lënduar që 1 muaj, derisa ndeshjen e fundit e ka luajtur kundër Frankfurtit me 13 shkurt, shkruan Indeksonline.

Mbetet të shihet nëse Berisha do të rikuperohet brenda kësaj jave.

Grumbullimin e futbollistëve trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka caktuar për të hënën e ardhshme. /Indeksonline/