75 Mall Live Search
22:20 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / Gj Sh

Kosova parakalon në Lojërat Olimpike dimërore

Garuesit nga Kosova kanë parakaluar në ceremoninë hapëse në Lojërat Olimpike dimërore.

Flamurin e Kosovës e mbajti skiatorja e njohur Kiana Kryeziu, shkruan IndeksOnline.

Shteti ynë po ashtu përfaqësohet edhe nga skiatori Drin Kokaj.

Lojërat Olimpike dimërore zhvillohen në Itali, nga 6 deri më 22 shkurt./IndeksOnline/