75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kosova paraqitet me tre garuese të Xhudos në ”Grand Slam Abu Dabi”

Kosova do të paraqitet me tre garuese në sportin e xhudos në garën Grand Slam në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në këtë turne do të garojnë Kampionja Olimpike Nora Gjakova, Nënkampionja Evropiane Laura Fazliu dhe medalistja e artë në Lojërat Mesdhetare Loriana Kuka, transmeton IndeksOnline.

Grand Slam Abu Dabi do të nis ditën e nesërme me 21 tetor, ku e para do të garoj Nora Gjakova në kategorinë -57 kg.

Laura Fazliu do të paraqitet të premten në kategorinë -63kg kurse Loriana Kuka do të paraqitet ditën e diel në kategorinë -78 kg.

Njoftimi i plotë:

Grand Slam Abu Dabi 2022, Emiratet e Bashkuara Arabe

Ekipi ynë kosovar do të paraqitet me tri garuese në garën Grand Slam Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Atje do të rikthehet pas lëndimit Kampionja Olimpike Nora Gjakova, atje do të ndeshet edhe Nënkampionja Evropiane Laura Fazliu dhe medalistja e artë në Lojërat Mesdhetare Loriana Kuka.

1.Nora Gjakova (-57kg) ndeshet nesër

2.Laura Fazliu (-63kg) ndeshet pasnesër

3.Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të dielen

Në këtë Grand Slam do të marrin pjesë 5 kontinente, 65 shtete dhe 414 garues.

Garueseve tona ju urojmë shumë fat e suksese.

Ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë nga ora 08:00 në linkun:https://live.ijf.org/gs_uae2022/live_video

Rezultatet në linkun:https://live.ijf.org/gs_uae2022/results/IndeksOnline/