10:19 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova përfitues i dytë për kokë banori në Ballkan nga fondet WBIF

Sot po mbahet tryeza rreth përfitimeve të Kosovës nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor apo WBIF e organizuar nga Instituti EPIK.

Tryeza u hap nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ndërsa fjalimet kyçe për ndikimin e WBIF-it në Kosovës janë bërë nga Menaxheri për Kosovën nga Banka Evropiane e Investimeve, Konstantinos Mastrogiannopoulos, dhe Drejtori i KfW-s për Kosovën, René Eschemann.

Në tryezë u tha që Kosova ka përfituar 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej €110 milion, me investim të vlerësuar në €898 milion për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti.

Kjo e bënë Kosovën përfituesin e dytë më të madh të granteve të WBIF-it për kokë banori, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kapacitetet e mirëfillta teknike të Ministrisë së Financave për koordinimin dhe negocimin e projekteve infrastrukturore me institucione financiare ndërkombëtare u identifikuan si një nga faktorë kryesorë të suksesit që kontribuan në performancen e mirë të Kosovës në kuadër të WBIF-it.

Si storie suksesi u përmenden:

1.        Përmirësimi i Ngrohjes Qendrore në Prishtinë: investim prej 37 milionë EURO që siguroi 24 orë furnizim me ngrohje për qytetarët e Prishtinës, emetimet e CO2 u reduktuan për 73%, ndërsa TERMOKOS-i u bë financiarisht i pavarur, duke rritur faturimin dhe mbledhjen e të hyrave për 570%.