16:29 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / MSH

Kosova përkrah Britanisë për trajnimin e rekrutëve të Ukrainës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke vazhduar me përkrahjen e saj ndaj Ukrainës.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se instruktorë të FSK-së po vazhdojnë të trajnojnë rektrutët ukrainas.

“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas”.

“Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.