75 Mall Live Search
07:14 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova përkujton viktimat e SHBA-së nga sulmi i 11 shtatorit

Sot bëhen 18 vjet nga kryerja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer nga terrorist u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni, ku humbën jetën më shumë se tre mijë qytetarë.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Ndërsa, sot Kosova me aktivitete të ndryshme do të përkujtoj dhe nderoj viktimat e këtij sulmi.

Fillimisht, Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj do të bëj homazhe dhe merr pjesë në zbulimin e obeliskut kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001.

Ky obelisk do të zbulohet në oborrin e ndërtesës së Qeverisë nga ora 8:00.

Pastaj, Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan, behët ndezja e qirinjëve para emrave të viktimave dhe hapet një ekspozitë me fotografi në sheshin ‘Bill Klinton’.

Ndërsa, në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Fushë Kosovës do të mbahet një ligjëratë 10 minutëshe për këtë akt terrorist ndaj aleatit tonë SHBA-së ku në njerën nga ligjeratat e mbajnë drejtori i Arsimit të Fushë Kosovës, Islam Shabani dhe kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi./Indeksonline/