15:38 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova përsëri me fanellë speciale për ndeshjen ndaj Anglisë

Ndeshja e Kosovës ndaj Anglisë është me interes të madh pasi që një rezultat pozitiv do t’i shihte “Dardanët” të na përfaqësojnë në Euro2020.

Kompania që bën qepjen e fanellave të Kosovës do të prodhojë një tjetër “special edition” për këtë superpërballje.

Kosova fillimisht duhet të kryejë detyrën në Çeki për të marrë tre pikët dhe më pas të mendojë për Anglinë./Indeksonline/