10:20 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kosova përshëndet nënshkrimin, në Shtëpinë e Bardhë, të marrëveshjes në mes të Izraelit me Emiratet e Bashkuara dhe Bahrejnin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës përshëndet nënshkrimin, në Shtëpinë e Bardhë, të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis shteteve mike të Kosovës, Izraelit – Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si edhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-së, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha kryediplomatja Haradinaj Stublla.