Kosova pëson humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll U-18, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.
Basketbollistët të udhëhequr nga Ilir Selmani janë mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 60:87 (20:18, 11:22, 14:19, 15:28), shkruan Indeksonline.
Basketbollistët e Kosovës ishin më të mirë në periudhën e parë, që e fituan 20:18, por më pas pësuan rënie dhe kjo u kushtoi me humbje.
Gjeorgjianët ishin më të mirë në tre periudhat e fundit, duke triumfuar 60:87. Te Kosova më i dalluari ishte Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime.
Në grup me Kosovën janë edhe Holanda, Bullgaria, Norvegjia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kampionati evropian i Basketbollit për U-18, ka nisur sot dhe mbaron me 7 gusht./Indeksonline/