75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova pëson humbjen e dytë nga Sllovakia

Kosova për dy ditë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim. Njëjtë si ditën e djeshme, edhe sot Kosova pësoi nga Sllovakia, por këtë herë me rezultat më të thellë.

Sllovakia arriti fitore me rezultat 82:65, ku në këtë humbje u dalluan për Kosovën, Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 pikë. Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht.

Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Dardanët do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.