75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova pëson humbjen e parë në Minsk, mposhtet në Ping-Pong

Pingpongisti Fatih Karabaxhaku pësoi humbje nga holandezi me përvojë Ewout Oostwouder, në raundin e parë të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Karabaxhaku u mund 4:0 në sete. 16-vjeçari me të ardhme të ndritur, përkundër dëshirës dhe përkushtimit të Fatihut, nuk arriti të tregoj aftësitë e tij, në ndeshjen eliminuese.

Në garat individuale të pingpongut po marrin pjesë 48 pingpongistët më të mirë të Evropës, ndërsa Fatihi u ftua përmes vendeve të Univerzalitetit.