75 Mall Live Search
15:47 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Kosova pjesëmarrëse në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, Zemaj thotë se ishte ditë historike

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës në marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka thënë se prezantimi i djeshëm në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është një ditë historike për Kosovën.

Ai njofton se ky forum, dje mblodhi më shumë se 50 vende në Selinë e NATO-s në Bruksel, ku edhe Kosova ishte pjesëmarrëse.

“Një ditë e rëndësishme por edhe historike për Republikën e Kosovës, pjesmarrja dhe prezentimi i djeshëm në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ky forum mujor i cili ka për qëllim koordinimin e asistencës ushtarake për nevojën e Ukrainës, i inicuar dy muaj më parë nga SHBA-të 🇺🇲, dje mblodhi më shumë se 50 vende në Selinë e NATO-s në Bruksel, në të cilin delegacioni nga Kosova 🇽🇰 (Ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant, Bashkim Jashari), ishte pjesmarrëse së bashku me të gjitha shtetet e NATO-s dhe vendet tjera aleate”, ka shkruar ai.