75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Kosova po ia del: Më shumë të shëruar sesa të infektuar

Numri i të shëruarve nga Covid-19 në Republikën e Kosovës për herë të parë ka kaluar numrin e të infektuarve, shkruan IndeksOnline.

Në javën e fundit numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme.

Kurse numri i të shëruarve është rritur cdo ditë.

Vetëm sonte janë shëruar 87 persona e pozitiv ka rezultuar një person nga Mitrovica.

E nga sonte numri i të shëruarve është më i madh se sa të infektuarve.

340 të infektuar ndërsa 490 numri i të shëruarve dhe 26 viktima./IndeksOnline/