75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Odaloviq: Kosova po manipulon me listën e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq ka thënë se Guinea Bissau dhe Surinami janë dëshmi që Prishtina zyrtare po manipulon me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë për një televizion serb se për  Serbinë një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, transmeton Indeksonline.

“Guinea Bissau dhe Surinami janë dëshmitë e fundit që Prishtina ka manipuluar me listën e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për ta kjo mund të jetë normale, por për ne kjo çështje është shumë e rëndësishme”, ka thënë Odaloviq. /Indeksonline/