Kosova po merr pjesë në takimin regjional evropian të OGP-së, përfaqësohet nga një ministër

Kosova është pjesë e takimit regjional europian të OGP-së Partneriteti për Qeverisje të Hapur (The Open Government Partnership).
Ministri i MAPL-së, Elebrt Krasniqi po e përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje.
“I nderuar të jem pjesë e takimit regjional europian të OGP-së, ku do të kem mundësi të përfaqësoj Republikën e Kosovës dhe të prezantoj në takime të rëndësishme me ministra, anëtarë të shoqërisë civile dhe bizneseve arsyet se pse Republika jonë ka përmbushur kriteret dhe ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e OGP-së.
Partneriteti për Qeverisje të Hapur (The Open Government Partnership), është bazuar në idenë e qeverisjes së hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Ne, si qeveri dhe ministri jemi bazuar pikërisht mbi këto ide për të qeverisur gjatë mandatit tonë, andaj rruga jonë për në OGP është sa e nevojshme aq edhe e natyrshme” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/