75 Mall Live Search
17:49 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / A. A

Kosova pret shortin e botërorit ‘Katari 2022’, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt

Në selinë e UEFA-së në Cyrih, sot bëhet tërheqja e shortit për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’.

Kosova ndodhet në vazon e 5-të së bashku me Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Estoninë, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorrën shkruan Indeksonline.

Shorti fillon në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe Supersport 1.

Ndryshe nga vitet e kaluara, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk do të jenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

/Indeksonline/