Kosova prezanton trajnerin e ri në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në një konferencë për media në një konferencë për media ka prezantuar përzgjedhësin e Kosovës A te femrat, Viktor Kovac, si dhe ka shpalosur detajet e pesë organizimeve që do t’i ketë FBK gjatë kësaj vere.
Në fillim të konferencës është shfaqur spoti i FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, që shënon edhe fillimin e kampanjës për këtë event të rëndësishëm.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka folur për pesë organizimet e FBK-së, duke u ndalur në veçanti për FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, synimet e Kosovës në këtë Evropian dhe organizimin sa më të mirë të këtij eventi.
Përzgjedhësi i Kosovës te Femrat, Viktor Kovac, u shpreh i nderuar që FBK i ka besuar një detyrë kaq të rëndësishme.
Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ka folur për përgatitjet e vashave dardane.
Arbnore Përquku u shpreh e lumtur që është kapitene, derisa foli edhe për atmosferën në ekip.
Basketbollistja e talentuar, Astera Tuhina nënvizoi se do të mundohen të kenë paraqitje sa më të mira.
Në fund është nënshkruar kontrata për Kovac-in nga trajneri dhe i pari i basketbollit të Kosovës, i cili i ka dhuruar një fanellë me numrin 1.
Kosova është në Grupin A, së bashku me Gjeorgjinë, Qipron dhe Maltën, derisa në Grupin B bëjnë pjesë: Shqipëria, Norvegjia, Andorra dhe Armenia. Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë verës do të organizojë pesë ngjarje ndërkombëtare: