Kosova publikon formacionin zyrtar kundër Qipros

Kosova sot luan si mysafire ndaj Qipros, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Selektori Franco Foda, ka bërë pesë ndryshime nga ndeshja e kaluar ndaj Rumanisë, shkruan IndeksOnline.
Në vend të Aro Muric do të luaj Visar Bekaj, Donat Rrudhani në vend të Leart Paqaradas.
Ndërsa Mërgim Vojvoda, i cili u ndëshkua me karton të kuq do të zëvendësohet nga Florent Hadergjonaj.
Kurse Ermal Krasniqi do të zë vendin e të përjashtuarit, Edon Zhegrovës, derisa Lindon Emërllahu luan në vend të Fisnik Asllanit.
Ndeshja Qipro-Kosova, zhvillohet nga ora 18:00. /IndeksOnline/