Kosova rënditet e para për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri
“Global Indicators of Regulatory Governance” e ka rënditur Kosovën në vendin e parë në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për politik bërje në Qeveri.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në faqen e tij në Facebook.
“Kosova është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e Bankës Botërore për cilësinë e procesit të polikë bërjes në Qeveri. Vlerësimi është bërë nga projekti “Global Indicators of Regulatory Governance” në 187 vende të botës, ku Kosova është radhitur e 24-ta me 4.75 pikë nga gjithsej 5.
Indeksi i Bankës Botërore analizon se si politikebërësit ndërveprojnë me palët e interesit gjatë procesit të hartimit të politikave dhe legjislacionit që ndikojnë në komunitetin e biznesit” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/