09:39 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova renditet te skuadrat e mëdha, që duhet ndjekur këtë javë

Që nga sot nisin ndeshjet ndërkombëtare për garat e nivelit kontinental.

Kosova përveç Gjibraltarit, do të luajë edhe ndeshjen kualifikuese për Euron 2020 kundër Malit të Zi.

“Sam Tighe” ka renditur 10 kombëtaret, që duhet ndjekur dhe ndër to është edhe Kosova.

Ai ka renditur Holandën, Gjermaninë, Italinë, Meksikën, Anglinë, Brazilin, Venezuelën, Kosovën dhe Algjerinë.

“Euro 2020″ është e mundshme nëse ata marrin rezultate të mira në tri ndeshjet e radhës, duke filluar nga Mali i zi në shtëpi javën e ardhshme”, ka shkruar Tighe për Kosovën. /IndeksOnline/