75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 28 Mars 2025 / MSH

Kosova së shpejti do të “afrohet” me Maltën

Republika e Kosovës së shpejti do të afrohet me atë të Maltës, në aspektin turistik.

Lajmin e ka bërë të ditur pronari i kompanisë së njohur turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj u takua sot me ambasadoren e Maltës, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën bisedoi për zhvillimin e përbashkët të turizmit, për të promovuar kulturën, historinë dhe bukuritë natyrore të të dy vendeve.

Kurtishaj bëri të ditur se, nëpërmjet “Sharr Travel”, shumë shpejt do të vijnë grupet e para me turistë nga Malta, dhe ata të Kosovës do të shkojnë në Maltë.

“Takimi me ambasadoren znj. Juliana Scerri Ferrante dhe profesorin Ibish Mazreku padyshim do të sjellë rezultate pozitive në zhvillimin e këtij projekti. Urime dhe suksese në hapat e ardhshëm!”, shkroi ai në Facebook.