75 Mall Live Search
21:13 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova se shpejti zero taksa për makina elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se javën e kaluar kanë filluar procedurat për të liruar nga taksa makinat elektrike.

Në një postim në facebook, Lluka ka bërë të ditur se lirimi i këtyre makinave nga TVSH dhe Dogana, lehtëson qytetarët dhe bizneset për ti përdorur ato me zero emitime, transmeton Indeksonline.

“Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jipet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emitime. Një rekomandim i tillë ka ardhur tek unë nga eksperti fushës së efiçiencës (Lulzim Syla), gjë të cilën e kam mirëpritur”, ka shkruar Lluka.

Ai ka theksuar se tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi për makina elektrike në Prishtinë.

“Bashkëpunimi me ekspertë dhe organizata profesionale në politikat zhvillimore të vendit duhet të forcohet edhe më tutje. Institucionet që hapen karshi këshillave të tilla janë më të suksesshme, normalisht për ato politika ku përfitimi është i përgjithshëm. Tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi (charger) për makina elektrike në Prishtinë”, ka thënë mes të tjerash Lluka./Indeksonline/