75 Mall Live Search
21:32 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kosova serioze në pjesën e parë, Muric e tregon vetën ndaj Greqisë!

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës,  duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.

Kosova ishte mjaft kërkuese në këtë pjesë të parë, duke rrezikuar përmes Lirim Kastratit, por pa sukses, shkruan IndeksOnline


Në anën tjetër Kombëtarja greke e kishte rastin që përmes penalltisë në minutën e 18’të të kalonte në epërsi, por goditjen e Bakasetas e priti Aro Muric.


Rezultati përfundimtar i pjesë së parë mbetë i pandryshuar në 0:0.