75 Mall Live Search
18:32 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova sërish mbi Rusinë falë sportit, Akili na bënë krenarë

Akil Gjakova ka mposhtur në finale xhudistin rus Georgi Elbakiev, për t’u shpallur kampion në kategorinë -73 kilogranë, në Grand Prixin e Budapestit.

Pas triumfit, Gjakova u stolis me medaljen e artë ku më pas u intonua himnit i Kosovës dhe poashtu u ngrit flamuri më lartë se të tjerët.

Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix. Ai më herët e kishte fituar të artën në Paris dhe në Zagreb, të dyja në vitin 2018. Ndërsa, tri medalje të argjendta i kishte fituar në Hagë, Abu Dhabi dhe Tunis, po ashtu të gjitha në vitin 2018.

Në këtë garë, Kosovën e përfaqësuan dje edhe tri xhudiste – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Këto dy të fundit ia fituan Kosovës nga një medalje të argjendtë, ndërsa Majlinda e mbylli garën pa medalje. /IndeksOnline/