Kosova sërish në fokus, zyrtari i lartë i Administratës Trump vjen edhe në Prishtinë

Departamenti i Shtetit Amerikan ka dërguar zyrtarin e lartë Brendan Hanrahan në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke rikthyer vëmendjen në Ballkanin Perëndimor në një moment kyç për rajonin.
Vizita synon forcimin e lidhjeve me SHBA-në dhe thekson rëndësinë që Washingtoni po i kushton sërish zhvillimeve në Kosovë dhe më gjerë në rajon, transmeton klankosova.tv.
”Po udhëtoj drejt Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës pas bisedimeve produktive në Dayton dhe Washington. Ky është një përvjetor i rëndësishëm dhe një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Mezi pres të forcoj lidhjet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit”.
Kjo dëshmon hapur se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen e saj diplomatike qartë në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në tri shtete, përfshirë Kosovën./Indeksonline/