75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova shënon fitore ndaj Andorrës

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujve në beach volley, Faton Mustafa dhe Armend Berisha, shënuan fitore në ndeshjen e sotme ndaj Andorrës, në lojërat mesdhetare në rërë ”Patra 2019”.

Djemtë tanë triumfuan 2:0 në sete (21:15 dhe 27:25), në kuadër të grupit B, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kosova kualifkohet në 12 ekipet më të mira dhe ndeshjen e radhës pritet ta zhvillojë në orët e pasditës, kurse kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.