75 Mall Live Search
21:53 / E Premte, 25 Tetor 2024 / Gj. Sh

Kosova shënon fitore të madhe ndaj Belgjikës

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.

Të premten mbrëma në Hasselt të Belgjikës, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:28.

Hendbollistet tona dominuan sidomos në pjesën e parë, që përfundoi 19:12. Në pjesën e dytë belget u afruan, por pa rrezikuar fitoren e Kosovës.

Të shtunën nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Me fitore kualifikohemi në plejofin e kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Kapitenja Leonora Demaj i shënoi 9 gola nga 15 tentime për Kosovën. Marigona Hajdari i shënoi 8 gola nga 11 tentime, ndërsa Fitore Aliu i shënoi 8 gola nga 10 tentime. Kontribut dhanë edhe të gjitha lojtaret e tjera.