Kosova shënon rritje të madhe në ranglistën e shteteve në tenis

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Kampination Botëror në Tenis “Billie Jean King Cup” që u mbajt javën e kaluar në Lisbon të Portugalisë, Kosova ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e shteteve.
Kosova tani më gjendet në pozitën 52 duke kërcyer për 24 pozitta nga vendi i 76 ku ishte vitin e kaluar.
Fitoret e Kosovës ndaj Afrikës së Jugut dhe Irlandës si dhe mbetja në Goupin II të zonës Europa/Afrika i siguruan Kosovës pikë të reja dhe ngritje të madhe në ranglistë duke lënë prapa shumë shtete të forta në tenis./Indeksonline/
