Kosova shpall listën për ndeshjet me Danimarkën
Selektori i Kombëtares A të Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka publikuar listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për ndeshjet me Danimarkën. Danimarka është superfuqi e hendbollit, një prej Kombëtareve më të mira në botë, ndërsa do të jetë kundërshtare e Kosovës në dy ndeshjet e javës së ardhshme.
Të enjten më 12 tetor, Danimarka e Kosova takohen në Horsens. Ndërsa më 14 tetor nga ora 20:15, Kosova e pret Danimarkën në Prishtinë.
Ndeshjet i takojnë Grupit 8 të kualifikimeve për Euro 2024. Janë ndeshjet e para të këtij cikli kualifikues.
Selektori Shabani është bazuar në lojtare të konfirmuara, tri prej të cilave luajnë pikërisht në elitën e Danimarkës. Në Kombëtare ka lojtare edhe nga klubet norvegjeze, gjermane, franceze e zvicerane dhe po ashtu lojtare të klubeve tona.
Portierja Aurora Kryeziu, që bën karrierë në Gjermani është emër i ri në Kombëtaren e Kosovës. Për herë të parë janë ftuar edhe Arlinda Dinarica e Istogut dhe Dafina Mustafa e skuadrës zvicerane Bruehl.
Në listën e gjerë të selektorit Shabani janë edhe disa lojtare të reja (Angjelina Krasniqi, Elisa Mirdita, Arona Krasniqi), që gjatë kohës sa Kombëtarja A është e grumbulluar, do të kenë paraqitje me U19 e U17. Në listën e zgjeruar ka edhe lojtare tjera (Blerta Ahmetxhekaj, Tina Hetemi) që janë në dispozicion të Kombëtares A.
Kombëtarja mblidhet më 9 tetor në Hotel Internacional Prishtina. Më 11 tetor është udhëtimi për në Danimarkë, ndërsa kthimi nga Danimarka është më 13 tetor.
Në grup me Kosovën e Danimarkën është edhe Polonia.
Lista e Lojtareve
| Shirt No. | Name Sruname | Club |
| 1 | Aurora Kryeziu | TSG Bretzenheim (GER) |
| 3 | Elisa Mulaj | Aker Topphåndball (NOR) |
| 4 | Melisa Mulaj | Aker Topphåndball (NOR) |
| 7 | Mirela Gjikokaj | Follo HK Damer (NOR) |
| 9 | Yllka Shatri | KHF Istogu |
| 10 | Fitore Aliu | SG Kappelwindeck (GER) |
| 11 | Arlinda Hajdari | Bjerringbro FH (DEN) |
| 13 | Natalija Milatovic | KHF Istogu |
| 14 | Pashke Marku | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| 15 | Albina Rugovaj Tahirukaj | KHF Istogu |
| 16 | Venera Kafexholli | SPONO EAGLES (SUI) |
| 21 | Leonora Demaj | Ringkøbing Håndbold (DEN) |
| 27 | Marigona Hajdari | Silkeborg-Voel KFUM (DEN) |
| 31 | Arlinda Dinarica | KHF Istogu |
| 44 | Suzana Ujkic | YUTZ HANDBALL FEMININ (FRA) |
| 66 | Dafina Mustafa | LC Brühl Handball (SUI) |
Stafi Teknik
| Agron Shabani |
| Valbone Arifi |
| Valbona Rudaku |
| Fatlind Maraj |

