75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosova shpenzon 6 milionë euro për fishekzjarrë

Shteti i Kosovës edhe sivjet, ka importuar një sasi të madhe mjetesh piroteknike nga shteti i Kinës.

Hiç më pak se 6.3 milionë euro është vlera e 81 mijë kilogramëve mjete piroteknike, që janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2019.

Për ndriçimin e qiellit, për zhurmimin në tokë e për kundërmimin e barutit në ajër Kosova edhe sivjet nuk ka kursyer aspak.

Të pamëshirshëm ndaj shëndetit dhe ndaj sigurisë së qytetarëve janë treguar edhe këtë fundvit bizneset, institucionet e qytetarët kosovarë, të cilët për dallim nga vitet e kaluara sivjet kanë rritur kërkesat për blerje të mjeteve piroteknike.

Zyrtarë nga Dogana e Kosovës kanë konfirmuar për “Zërin” se vetëm këtë vit janë importuar 81 mijë kilogramë mjete piroteknike, vlera e të cilave po del të jetë 6.3 milionë euro.